BallinaLajmeOBSh e interesuar për shëndetësinë në Kosovë

OBSh e interesuar për shëndetësinë në Kosovë

Të ngjajshme

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Rruga Pejë – Kullë – Rozhajë mbetet e pakalueshme për kamionë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga...

Bild: Osmanin e njohën në Kosovë, këtu vetëm pas debutimit me Bayernin!

Erblin Osmani, 16 vjeç, bëri debutimin e tij të...

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani sot priti në takim shefen e OBSh-së zyra në Beograd, Doctor Zsofia Pusztai të shoqëruar nga shefi i zyrës së OBSH-së në Prishtinë, Skënder Syla, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Rrahmani informoi Pusztain, për reformën që po zhvillohet në kuadër të shëndetësisë në Kosovë, për sfidat dhe të arriturat në këtë proces.

Ai tha se “meqenëse shëndetësia është një prej pesë prioriteteve qeveritare, MSh është duke përgatitur politika të tilla që në të ardhmen të investohet më shumë në shëndetësi dhe duke llogaritur edhe përkrahjen e bashkëpunëtorëve tanë ndërkombëtar të arrijmë pikësynimet e tona në fushën e shëndetësisë”.

Pusztai tha se është e njoftuar me sfidat që është përballur shëndetësia në Kosovë, por edhe me të arriturat në reformën shëndetësore.

Ajo në fund ka ofruar bashkëpunimin dhe mbështetjen e pa rezervë të OBSh-së për MSH-në, në çdo aspekt e në veçanti në funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, duke ofruar mundësinë në qasje të eksperiencave dhe shkëmbimit të përvojave të vendeve të ndryshme në këtë fushë ku siç tha ajo ”për shkak se sigurimet shëndetësore janë sfiduese edhe për vendet me të zhvilluara të botës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz