back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeHahn sot në Serbi, ia rikujton detyrimin e normalizimit të marrëdhënieve me...

Hahn sot në Serbi, ia rikujton detyrimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën

Të ngjajshme

Kandidatura e Shukri Bujës për Lipjanin, çfarë mesazhi mori nga Hashim Thaçi?

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja,...

Të shtëna me armë në Prishtinë, s’ka të lënduar

Një gjuajte me armë zjarri është raportuar në orët...

Ruzhdi Shehu hap zyrtarisht fushatën në Junik: Na priftë e mbara

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu,...

Komesari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn do të qëndrojë sot në Beograd. Siç raportojnë mediet serbe, ai me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes financiare për mbështetje të transformim të administratës publike, që kap vlerën e 80 milionë eurove.

Komesari Hahn para kësaj vizite deklaroi se “Serbia i përket familjes së Bashkimit Europian dhe ajo po bën përparim të jashtëzakonshëm në drejtim të qëllimit strategjik, anëtarësimit në BE”, transmeton Koha.net.

Mediet e Beogradit transmetojnë përgjigjen e komisarit të BE-së për Zgjerim nëse ka ndonjë vend të BE-së që kundërshton hapjen e kapitujve të rinj, sipas të cilës shtetet anëtare të BE-së do të pajtohen që të hapen kapituj të rinj me Serbinë.

“Të gjithë me mirëseardhje e presim Serbinë në familjen europiane, të cilës ajo i përket. Nuk duhet të kihet dyshim këtu”, u shpreh Hahn.

“Ndërsa implementimi nga ana e Serbisë, përkushtimi i sinqertë ndaj detyrimeve të veta për sundimin e të drejtës dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Kosovën, janë parakushte të rëndësishme”, ka thënë komisari i BE-së, Johannes Hahn, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se Serbia ka zgjedhur të angazhohet në një proces pa dyshim të rëndë me Kosovën dhe se Qeveria e Serbisë ka treguar se ka guxim dhe përkushtim.

“Kosova ka sfidat e veta, kjo është e vërtetë, por Serbia duhet të mbështetet në vendosmërinë e saj që të përmbushë detyrimet nga dialogu. Është në interesin e Serbisë të jetë konstruktive dhe të arrijë përparim në këtë pikëpamje. Ajo që pritet nga negociatat (BE-Serbia) për aderim është normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës. Kjo duhet të materializohet në fund të procesit, përmes marrëveshjes juridike detyruese”, ka rikujtuar komisari europian.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz