back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeBalotazhi i mundshëm në Drenas, më 1 janar (Video)

Balotazhi i mundshëm në Drenas, më 1 janar (Video)

Të ngjajshme

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Sekretariati i saj, kanë kryer të gjitha obligimet për përgatitjen e një procesi zgjedhor në Drenas.

“Tash jemi në fundin e këtyre përgatitjeve dhe gjithçka ka shkuar sipas planeve tona operacionale dhe nuk ka diçka për të mos u theksuar në kuptimin e mos realizimit”, ka thënë Enis Halimi, kryeshef i sekretariatit të KQZ-së në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel.

Sipas tij, materiali tani gjendet në depot e KQZ-së, përfshirë edhe fletëvotimet.

“Lista zgjedhore është tema bosht e një procesi zgjedhor. I kemi disa probleme në kuptimin e cilësisë së listës, por ne kemi bërë gjithçka për ta pasur një listë cilësore, një listë të pastruar”, ka deklaruar Halimi.

Sa i përket akreditimit të vëzhguesve, ai ka thënë se nuk ka numër të saktë të tyre sepse afati për akreditim është ende i hapur.

Ligji parasheh që balotazhi të mbahet katër javë pas ditës së votimit në raundin e parë dhe nëse do të këtë balotazh atëherë del se data 1 janar do të jetë dita kur qytetarët e Drenasit, ndonëse festë, do t’i drejtohen edhe njëherë kutive të votimit.

“Ne jemi të përgatitur për çdo proces. Por tani jemi fokusuar vetëm në ruanin e parë”, ka deklaruar Halimi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz