Në Kinë ka filuar ndërtimi i kopjes së anijes Titanik pas më shumë se një shekulli prej kur anija më e famshme tejoqeanike në botë u fundos në Oqeanin Atlantik, raporton AA.
“Titaniku i Ri” i gjatë 269 metra po ndërtohet në qytetin Daying ndërsa për punimet është e angazhuar kompania kineze Qixing Energy Investment të cilën opinioni i atjeshëm e kritikon se dëshiron të përfitojë nga tragjedia më e madhe në historinë moderne të detarisë, në të cilën më 12 prill të vitit 1912, jetën e humbën rreth 1.500 njerëz.
Vlerësohet se projekti kap shifrat prej një miliard juan, gjegjësisht 150 milionë dollarë amerikanë.
Ndërtimi i kopjes së Titanikut është pjesë e zhvlillimit të turizmit, për çka pjesërisht financon edhe autoriteti i komunës së Dayingut.
Sipas planit, “Titaniku i Ri” do të mbetet i ngujuar në lumin Qijiang, dhe do të shërbejë ekskluzivisht si atraksion turistik.