back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaTeknologjiMënyra si ta fshini veten nga interneti me vetëm një klikim

Mënyra si ta fshini veten nga interneti me vetëm një klikim

Të ngjajshme

Blerim Sallahu nënshkruan Projekt-Kodin e Etikës për Ekspertët Gjyqësorë

Ministri i Drejtësisë dhe njëherit kandidati për deputet nga...

Një i lënduar nga aksidenti në rrugën e Varoshit

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në...

​KEK del me njoftim për punonjësit e vet

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një njoftimi për...
- Advertisement -
Në kohën tonë digjitale të fiksuar pas celularëve të mençur, në mënyrë efektive ne i jetojmë jetët në internet, gjë që na bën vazhdimisht më të rrezikuar nga kërcënimet e papritura.

Krimet kibernetike, mashtrimet dhe vjedhja e identitetit janë vetëm disa nga problemet brengosëse. Jetët tona personale, vendbanimet dhe fjalëkalimet tona shumë lehtë gjinden nga të tjerët – kryesisht dashakëqijtë.

- Advertisement -

Çdo lëvizje digjitale që e bëni incizohet dhe ruhet për më shumë se një vit.

Megjithatë, fshirja e gjurmëve tuaja nga bota digjitale mund t’ju duket si një gjë e lodhshme, e veçanërisht kur një person ka mesatarisht 1,000,000,000 preferenca, fjalëkalime, abonime dhe llogari në forume dhe rrjete të ndryshme sociale.

Pra, si do t’i gjenit të gjitha gjurmët tuaja në internet?

Wille Dalhbo dhe Linus Unneback, programorë suedezë, kanë krijuar “Deseat.me, e cila ju lejon të kyçeni me një llogari të Google dhe menjëherë ta shihni se cilat aplikacione dhe shërbime janë të lidhura me të.

Pjesa më gjeniale rreth kësaj është se, në vend se t’i kërkoni të gjitha ato llogari ndaras, sajti ju lidhë direkt me faqen që mund të ç’abonoheni për atë shërbim. E lehtë, efiçiente dhe falas!

Fatkeqësisht, ky shërbim për momentin vlen vetëm për llogaritë dhe abonimet të cilat janë të ndërlidhura me Google, gjë që i lejon përmbajtjet e lidhura me Hotmail, Yahoo etj., të paprekura.

Për të njëjtin shërbim, ju mund ta përdorni edhe Just Delete Me apo Account Killer – por që të dyja janë efektive vetëm atëherë kur e dini se cilat llogari i posedoni. /spiritus2016/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz