back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeStudenti i UP-së zhvillon aplikacionin për testim të ‘smartphone’-ve

Studenti i UP-së zhvillon aplikacionin për testim të ‘smartphone’-ve

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Një valë reshjesh dhe rrebeshesh të fuqishme shiu në...

Gjoshi: Manipulim me certifikimin e Listës Serbe – “Lojë e lodhët e orkestruar nga pushteti”

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-kandidat...

Stuhi e madhe në Kroaci, raportohen dëme të shumta materiale

Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të...
Një student i Elektroteksikës në Universitetin e Prishtinës, Granit A. Bimbashi ka arritur të zhvilloj aplikacionin Benchtech, duke bërë karakterizimin e dy komponentëve kryesore harduerike: procesorit dhe diskut memorues.

“Për procesorin janë zgjedhë këto operacione: gjenerimi i numrave të thjeshtë, numërimi i 1 milion shifrave të numrit PI, ekzekutimin e testeve Linpack dhe Dhrystone, dhe për diskun memorues: shkrimi dhe leximi sekuencial dhe i rastësishëm, ashtu që përformanca dhe kapaciteti i tyre të interpretohen në mënyrë sa më të saktë. Këto rezultate ruhen në kohë reale në bazën e shënimeve, në Firebase, dhe mund të krahasohen më përformancat e smartphonëve të përdoruesve tjerë”, shkruan prof. Blerim Rexha.

Ja postimi i plotë i Blerim Rexhës:

“Smartphoni më i mirë!

Se cili është smartphone më i mirë, është padyshim pyetje e vështirë për tu përgjigjur! Por, kësaj sfide iu ka përkushtuar studenti i shkëlqyeshëm i fakultetit tonë Granit A. Bimbashi në temën e tij të diplomës me titull “Krahasimi i përformancave të elementeve harduerike në pajisjet mobile në platformën Android me teknikat e croëdsourcing”. Granit ka zhvilluar aplikacionin Benchtech, këtu mund të shkarkohet https://goo.gl/ëRzBvL, duke bërë karakterizimin e dy komponentëve kryesore harduerike: procesorit dhe diskut memorues.

Matja e këtyre parametrave është realizuar duke ngarkuar procesorin dhe diskun me operacione të ndryshme testuese. Për procesorin janë zgjedhë këto operacione: gjenerimi i numrave të thjeshtë, numërimi i 1 milion shifrave të numrit PI, ekzekutimin e testeve Linpack dhe Dhrystone, dhe për diskun memorues: shkrimi dhe leximi sekuencial dhe i rastësishëm, ashtu që përformanca dhe kapaciteti i tyre të interpretohen në mënyrë sa më të saktë. Këto rezultate ruhen në kohë reale në bazën e shënimeve, në Firebase, dhe mund të krahasohen më përformancat e smartphonëve të përdoruesve tjerë.

Unë e përgëzoj Granitin jo vetëm për përkushtimin dhe kreativitetin e shkëlqyeshëm që ka treguar gjatë zhvillimit të aplikacionit, por edhe për shkrimin shumë shkencor të temës së diplomës. Fakulteti jonë është me fat që ka studentë si ti Granit, të lumtë!”, shkruan ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz