BallinaLajmePas biznesit me dronë, tash biznes me armën antidronë

Pas biznesit me dronë, tash biznes me armën antidronë

Të ngjajshme

DW: IA po hyn në shkolla! A është Ballkani Perëndimor gati?

Rreth dy të tretat e të rinjve përdorin tashmë...

Lista Serbe: Nga e hëna nis procedura për pajisjen me dokumente të Kosovës

Lista Serbe ka njoftuar se, pas asaj, siç thonë...

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

Kompania australiane DroneShield ka prezantuar armën portative anti drone. Ajo konsiderohet si një masë kundër droneve që fluturojnë atje ku nuk duhet. Por DroneGun thotë se nuk dëshiron të rrëzojë në tokë këta ‘avionë pa pilotë’.

Sipas prodhuesve të saj, qëllimi është kthimi në mënyrë vertikale në tokë, apo rikthimi i dronit andej nga ishte nisur.

Arma peshon 6 kilogram, dhe ka një rreze prej plot 2 km, duke përdorur përmasa të ndryshme rrezesh. Këto përmasa përfshijnë bandën e frekuencave 2.4 gigahertz dhe 5.8 gigahertz, si dhe GPS dhe GLONASS, sistemin rus të navigimit satelitor. Bateria e saj reziston për dy orë. DroneGun është pjesa e teknologjive antidronë të DroneShield, dhe është ndër të paktët që i bën dronët të paoperueshëm.

Më herët, kompania ishte fokusuar në ofrimin e dektetorëve të dronëve, nëpërmjët sensorëve akustik.  “Ne regjistrojmë zhurmat në një zonë të veçantë, heqim zhurmat e sfondit nëpërmjet patentës teknologjike, dhe identifikojmë se çfarë lloj droni është”, thotë kreu i DroneShield James Walker, për Mashable.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz