back to top
Saturday, August 23, 2025
BallinaLajmeVerifikimi i sigurisë jashtë AKI-së

Verifikimi i sigurisë jashtë AKI-së

Të ngjajshme

Liberta shijon pushimet në Ibiza me një paraqitje natyrale

Moderatorja e njohur, Liberta Spahiu, po kalon ditë relaksi...

Netanjahu: Raporti i IPC për urinë në Gazë ‘gënjeshtër’

Sipas OKB-së në disa pjesë të Rripit të Gazës...

Forcat Detare të Shqipërisë kryejnë stërvitje me Forcën e Sigurisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, përmes një...

Verifikimi i sigurisë do t’i hiqet nga dora Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Tashmë Qeveria ka iniciuar ndryshimet e nevojshme ligjore me qëllim që Departamentin e verifikimit ta shkëpusë nga AKI-ja, për t’ia bashkuar qoftë Zyrës së Kryeministrit, ose për ta bërë Agjenci të Pavarur në kuadër të Kuvendit.

Burime të gazetës brenda kabinetit qeveritar kanë theksuar të hënën se puna për ndryshime ligjore ka nisur tashmë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ligji për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë është në procedurë plotësim-ndryshimi dhe pjesa thelbësore që do të preket është ajo që ka të bëjë me verifikimin e sigurisë. Në shqyrtim janë disa opsione. Insistohet që Departamenti i verifikimit të jetë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, ka thënë ky burim. “Meqë Departamenti kryen një punë të ndjeshme, ka kërkesa edhe nga ndërkombëtarët e edhe nga shoqëria civile që atij t’i jepet statusi i agjencisë së pavarur, që do të jetë nën Kuvend”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz