BallinaBotëDepartamenti amerikan i Drejtësisë vazhdon heshtjen për ekstradimin e Gulenit

Departamenti amerikan i Drejtësisë vazhdon heshtjen për ekstradimin e Gulenit

Të ngjajshme

Aplikacioni “Mendje” dhe Ambasada e Kosovës në Berlin nisin kampanjën për shëndetin mendor të diasporës

Platforma për shëndetin mendor “Mendje”, në bashkëpunim me Ambasadën...

Udhëto tani nga Stockholm drejt Prishtinës me PrishtinaTicket!

Udhëtimet mes Suedisë dhe Kosovës tani janë më të...

Ray J zbulon se si u publikua video intime me Kim

Artisti i njohur Ray J ka tronditur opinionin publik...

Vazhdon heshtja shurdhuese e Departamentit amerikan të Drejtësisë, i cili nuk ka bërë ende deri më sot ndonjë deklaratë në lidhje me kërkesën e Turqisë për arrestimin e përkohshëm dhe procesin e ekstradimit të Fethullah Gulenit, lider i organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet(FETO/PDY), autore e tentativës për grusht shteti të 15 korrikut.

Departamenti i Drejtësisë në SHBA nuk ka bërë qoftë edhe një prononcim të vetëm deri më sot rreth procedurave administrative në këtë dikaster për arrestimin e përkohshëm dhe procesin e ekstradimit të kreut të FETO-s.

Sa i përket kësaj çështjeje, të cilën Turqia e ndjek me ndjeshmëri të lartë dhe realizon në çdo fazë bisedime të vazhdueshme me autoritetet amerikane, Departamenti i Drejtësisë, i pyetur nga korrespondentë të Agjencisë së lajmeve Anadolli (AA), është përgjigjur se “nuk bën komente për këtë dosje” duke preferuar kështu që të mos ndajë me opinionin publike detajet e procesit administrativ.

Përgjigje të ngjashme evazive për këtë çështje ka dhënë gjithashtu Departamenti amerikan i Shtetit, i cili ka thënë se “adresa e kësaj dosjeje është Departamenti i Drejtësisë”.

Ankaraja zyrtare thekson se është e vetëdijshme që dimensioni ligjor dhe gjyqësor i këtij procesi mund të marrë kohë, por tërheq vëmendjen se mund të përshpejtohen mekanizmat administrative, që kanë të bëjnë me Departamentin amerikan të Drejtësisë dhe atë të Shtetit.

Duke u bazuar veçanërisht te mundësia që lideri i FETO-s të arratiset në një shtet tjetër, Turqia kërkon nga autoritetet amerikane që të ushtrojnë nenet përkatëse të marrëveshjes së ekstradimit midis dy vendeve dhe të arrestojnë përkohësisht kryeterroristin e FETO-s. /trt/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz