BallinaLajmeSi është e mundur, Sylë Hoxha e kuptoi që Astriti kishte vdekur...

Si është e mundur, Sylë Hoxha e kuptoi që Astriti kishte vdekur kur ai ishte ende gjallë?

Të ngjajshme

Rogerti nuk i ndahet Selin: Tezja jote më tha shko se na luajti mendsh

Selin Bollati dhe Rogert Sterkaj kanë nisur debatët sërish...

SHSKUK-ja jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të 5-vjeçarit nga Lipjani

Klinika e Pediatrisë ka njoftuar se pacienti 5 vjeç,...

Bytyqi: Qeveria Kurti 3 nuk po e respekton Ligjin për Barazi Gjinore

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi sot përmes një komunikate...

Izraeli goditi qendrën e Bejrutit, nuk raportohet për viktima

Një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë me shumë...

49 të dyshuar për manipulim votash, priten 31 kallëzime ndaj rreth 200 personave në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka pranuar nëntë kallëzime penale...

Vet kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha kishte thënë se të gjitha materialet dhe evidencat që lidhen me rastin janë të sigurta, por nuk vonoi shumë dhe ai u demantua, kur video-incizimet e kamerave të sigurisë në pavijonin e burgut ku mbahej Dehari, u publikuan në media.

Për t’i shtuar edhe më tej dyshimet në profesionalizmin e Prokurorisë dhe organeve tjera përgjegjëse për rastin, në Rubikon të KTV-së, ku Syla ishte i ftuar për të dhënë sqarime rreth vdekjes së mistershme të Deharit, kishte thënë se për vdekjen e Deharit ishte njoftuar rreth orës 14:00 të 5 nëntorit. Por, nga raporti zyrtar dihet se Astrit Dehari ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit në orën 15:20, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Sigurisht, nëse Hoxha nuk ka bërë ndonjë gabim për shkak të harresës, ky do të ishte edhe një skandal i radhës i Prokurorisë, meqë në ora 14:00 të 5 nëntorit, Dehari ishte gjallë ende, sepse dihet se koha e shëtisë në këtë qendër paraburgimi fillon pikërisht në ora 14:00.

Në ora 14:00, nga video-incizimet që kanë dalë nëpër media shohim se si gardiani i burgut kontrollon dhomën A3 kur nxjerr të mbajturit në pauzë – dhe kuptojmë se Astriti ishte gjallë, meqë refuzon të dalë nga qelia.

Por, kryeprokurori insistoi se ai ishte lajmëruar në atë kohë për vdekjen e Deharit, duke shtuar se kjo ka mundur të ndodh edhe më herët.

“Unë jam njoftuar nga drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren dhe jam njoftuar diku rreth orës 14:00, mos gabofsha. Por, të jem i sinqertë unë kam qenë jashtë qyetetit atë ditë, nuk kam qenë në Prizren. Ka mujt me thirrë edhe më herët ai ndoshta, sepse kam qenë në Prevallë, duke u kthyer, sepse ka qenë vikend”, kishte theksuar Hoxha në Rubikon të KTV-së.

Hoxha u kritikua edhe për deklaratën e tij decidive se Dehari është vetëvrarë pas prezantimit të raportit të autopsisë, përkundër faktit që raporti nuk e specifikoi vdekjen e tij si vetëvrasje dhe hetimet nuk kanë përfunduar ende.

Pas kritikave të shumta dhe skepticizmit për raportin e prezantuar, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha iu drejtuar Ambasadës Britanike në Kosovë për një hetim të pavarur nga hetuesia britanike.

Ambasada nuk ka kthyer asnjë përgjigje ende, derisa rasti Dehari mbetet aktualisht ende i pazgjidhur. /Periskopi/

 

Deklaratat kontradiktore të organeve të shtetit lidhur me vdekjen e Astrit Deharit para 16 dite në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, kanë krijuar mosbesim ndaj raporteve dhe deklaratave të zyrtarëve kyç në hetimin e këtij rasti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz