back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeProkurorisë i ngatërrohen provat rreth vdekjes tragjike të Dafina Zhubit

Prokurorisë i ngatërrohen provat rreth vdekjes tragjike të Dafina Zhubit

Të ngjajshme

Ymeri: Presidentja ka keqpërdorur pozitën e saj në rastin me kameramanin

Analisti politik Visar Ymeri, në emisionin “VV Show” të...

Ekspozita Vjetore e Fakultetit të Arkitekturës, hapet sot në UP

Edicioni i 13 i Ekspozitës Vjetore të Fakultetit të...

Stojkoviq publikon pamje: Vuçiq po përdor Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij terrorist për sigurinë politike

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka akuzuar publikisht presidentin...

“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit në internet që po zhvat shqiptarët

Por teksa Policia zbuloi autorët pas skemave piramidale që...
As ekspertiza e forenzikës e as raporti i autopsisë nuk po e çojnë në zbardhje vdekjen e 34-vjeçares Dafina Zhubi.

Pas ekzaminimeve në raportin e forenzikës, nuk është gjetur prania e nitriteve dhe nitrateve që kanë qenë të pranishme pas qitjes me armë zjarri me prejardhje nga barutet.

Kjo bie ndesh me raportin e mjekoligjorit i cila u dha pas autopsisë të së ndjerës, raporton lajmi.net.

Mirëpo, edhe pse kanë kaluar nëntë muaj prej kur ka ndodhë vrasja, ende nuk është mbajtur asnjë seancë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka thotë se arsyeja e mosmbajtjes së seancës, është paqartësia e këtij rasti dhe hetimet ende janë duke vazhduar.

“Nuk mundet me u mbajt seanca kur rasti ende është nën hetime. Prokurori është duke u përkujdesur për këtë rast, puna është se kemi shumë paqartësi. Hetimet janë duke vazhduar dhe prokurori i çështjes po mundohet t’i sqaroj disa dilema për arsye se është ngatërruar situata”, ka thënë Beka për Lajmi.net.

Sipas tij, Prokuroria ka dilema pasi që ka kaluar kohë prej kur është lajmëruar rasti nga vet i dëmtuari.

“Gjërat që ne i kemi në dilemë për ju ndoshta nuk janë, ka kaluar një kohë kur është lajmëruar rasti, personi i dëmtuar e ka lajmëruar rastin ndërsa ekzaminimet forenzike nuk vërtetojnë asgjë, ka kaluar shumë kohë. Janë disa çështje që kanë afate e aty është problemi”, ka thëne prokurori.

Ndërsa avokati mbrojtës, Naim Rudari ka thënë se as ekspertiza e autopsisë nuk e saktëson se kush e ka kryer vrasjen.

“Autopsia e ka dhënë se vdekja është e dhunshme mirëpo nuk jep se kush e ka bërë atë, nuk mund ta përcaktoj ekspertiza gjatë autopsisë se kush e ka kryer vrasjen. Nuk ka ndonjë saktësi tjetër se mbrapa armës kush ka qenë, autopsia e jep prej momentit që u shkrep arma dhe çfarë dëmi ka shkaktuar. Është vdekje e dhunshme prej veprimit dinamik të armës”, ka thënë Rudari.

Tutje, ai ka thënë se nuk iu është raportuar se a janë ndërprerë hetimet apo janë duke vazhduar, duke shtuar se i dyshuari kryesor është në lirim.

Zhubi është gjetur e vrarë më 17 shkurt në një banesë në lagjen “Emshir”, në Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz