back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaBotëNë Moskë rihapet zyra e Amnesty International

Në Moskë rihapet zyra e Amnesty International

Të ngjajshme

“Nuk e duan në skuadër”, mentori i Arda Gulerit: Ka presion të madh…!

Një deklaratë tronditëse ka ardhur nga Serhat Pekmezci, mentori...

Ter Stegen i lënduar, a do të kthehet Neuer në Kombëtaren gjermane?

Lëndimi i ri i Marc-André ter Stegen ka ndezur...

Këta janë deputetët që nxunë ulëset e Kuvendit për herë të parë

Kuvendi i Kosovës u konstitua të mërkurën, pasi deputetët...

Gjykata refuzon propozimin e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj 9 kryesuesve në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë...

Drejtori i degës në Rusi të organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI), Sergei Nikitin, tha se personeli është kthyer në zyrën në Moskë , nga e cila ishte përzënë në fillim të këtij muaji.

Zoti Niktin tha sot se e ka nënshkruar një marrëveshje të re për qera me Departamentin e pronësisë së qytetit të Moskës, kështu që u bë e mundshme kthimi në zyrë pas 16 ditëve të mbylljes.

Sipas tij, palët janë pajtuar se dëbimi nga zyrta ishte pasojë e “një përzierje teknike” dhe se Amnesty International nuk ka borxh për qiranë e vjetër.

Në faqen e tij në rrjetin Facebook, Sergei Nikitin, i ka pasotuar fotografitë ku shihej personeli që po hynte në zyre.

Më 3 të këtij muaji zoti Nikitin pat shpallur se zyra e AI në Moskëishte mbyllur, dera ishte thyer, çelësat ishin ndërruar, ndërsa sistemi i alarmit ishte shkyçur.

Organizatat joqeveritare, që janë kritike ndaj Kremlinit, janë nën presion të autoriteteve të Rusisë, prej se në këtë vend, në vitin 2012, është miratuar legjislacioni sipas të cilit, të gjitha organizatat që marrin fonde nga jashtë duhet të regjistrohen si “agjentë të jashtëm”. /rel/

Të Fundit

Sport

ShowBiz