“Deri më tani Komuna e Prishtinës ka thirrur vetëm gjashtë mbledhje, të cilat siç është theksuar në Rregulloren e Punës është dashur të përfundohen në muajin qershor të këtij viti. Kësisoj komuna e Prishtinës deri në gjysmën e nëntorit ka mbajtur vetëm 6 seanca”, ka bërë të ditur INPO.
INPO vlerëson se Komuna e Prishtinës ka dështuar në respektimin e ligjit dhe shpërfilljen e statutit, si akti më i lartë juridik i komunës, dhe se ky veprim bie ndesh me praktikën e qeverisjes së mirë dhe në të njëjtën kohë shfaqë mosgatishmërinë e kryesuesit dhe të kryetarit të komunës për mos përmbushjen e detyrave.
“Kjo neglizhencë dhe ky mosbashkëpunim nga kryesuesi i Kuvendit Halimi dhe Kryetarit të Komunës Ahmeti, reflekton negativisht në vetëqeverisje dhe menaxhim të punëve në Komunën e Prishtinës. Prandaj, INPO i bënë thirrje Ahmeti dhe Halimi që të angazhohen në zbatimin e obligimeve ligjore dhe statutare, të cilat i ngarkojnë me përgjegjësi për ushtrimin e detyrave të tyre”.
INPO, kërkon nga të dy palët që interesat personale dhe partiake të mos jenë pengesë në mënyrë që të vendosin marrëdhënie të ndërsjella të cilat do të rezultojnë në efikasitet dhe punë në favor të qytetarëve, të cilët i kanë votuar ata, gjithmonë duke respektuar Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.