back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmePolicia e Kosovës mbetet pa jelekë antiplumb

Policia e Kosovës mbetet pa jelekë antiplumb

Të ngjajshme

Policia e Kosovës ia ka dhënë tenderin prej 1.6 milionë eurosh për furnizim me jelekë antiplumb kompanisë “All Zone”, pa vlerësuar në tërësi ofertat dhe pa ekzaminim të mostrave.

Gjykata e Tenderëve e ka anuluar tenderin në fjalë pasi ka konstatuar se gjatë procedurës tenderuese ka pasur shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik, që kanë të bëjnë me specifikat e tenderit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ajo e ka urdhëruar autoritetin kontraktues që lëndën ta kthejë në rivlerësim dhe rivlerësimi i ofertave të bëhet në përputhje të plotë me kërkesat e dosjes së tenderit dhe specifikimit teknik të detyrueshëm.

Ky vendim ka ardhur pasi OSHP-ja, përkatësisht eksperti shqyrtues gjatë analizimit të dokumentacioneve pas ankesës së dy kompanive të tjera në garë ka vërejtur se komisioni vlerësues i Policisë së Kosovës nuk e ka bërë vlerësimin e ofertave në tërësi sipas kërkesave të dosjes së tenderit dhe të specifikimeve teknike të detyrueshme të kërkuara nga autoriteti kontraktues.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz