BallinaLajmePolici serb: Kush është presidenti yt, Rugova a Millosheviqi? Ja si ishte...

Polici serb: Kush është presidenti yt, Rugova a Millosheviqi? Ja si ishte përgjigjur një shqiptar

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...
Një shqiptar në kufi ishte provokuar nga një polic serb me pyetjen kush është presidenti yt, Ibrahim Rugova apo Sllobodan Millosheviqi? Shqiptari ishte përgjigjur “kam mbret”

Një histori interesante e ka sjellë albanologu suedez Ullmar Qvick, për një shqiptar që ishte provokuar nga një polic serb në kufi të Kosovës, transmeton lajmi.net

Avni Ajdini me nënshtetësi suedeze po udhëtonte drejt Kosovës në fillim të viteve 1990 së bashku me profesorin suedez Orjan Sturesjo.

“U afrua një serb arrogant për të kryer kontrollimin”, shkruan Qvick.

“Kush është presidenti yt, Ibrahim Rugova apo Sllobodan Millosheviqi?”. Pyetja provokuese i drejtohet Avniut, me siguri serbi shpreson ti japë Avniut një dajak për gjoja “tradhëti”.

Avniu me një buzëqeshje të ëmbël e nxjerr pasaportën e tij suedeze:

“Urdhëroni! S’ kam president, kam mbret!”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz