back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeBesnik Sharku drejt përfaqësueses pas performancave fantastike ndaj Bashkimit dhe Prishtinës

Besnik Sharku drejt përfaqësueses pas performancave fantastike ndaj Bashkimit dhe Prishtinës

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Basketbollisti i KB Rahovecit, kapiteni i këtij ekipi, Besnik Sharku, po shfaqë paraqitje shumë të mira në ndeshjet e fundit.

Lojtari që luan në pozitat katër dhe pesë te KB Rahoveci përkundër minutave të kufizuara nga trajneri Jeton Nixha, po shfaqë paraqitje tejet të mira në parket.

Ai gjatë 18 minutave sa ishte në parket realizoi plot 12 pikë, dhe ka realizuar gjashtë kërcime, pesë prej të cilave në mbrojtje.

Sharku ishte montruoz sa i përket bllokadave në dy ndeshje rresht. Pas tri bllokadave ndaj Bashkimit, ai bëri dy bllokada ndaj Sigal Prishtinës, duke vazhduar ecurinë pozitive dhe performancën e tij shumë të mirë në mbrojtje.

besnik-1

Performancat e mira të Besnik Sharkut nga KB Rahoveci, ekip i cili ka vetëm lojtarë vendorë, është sinjal për përzgjedhësin Albert Krasniqi dhe shkëndijë se në pozitat katër dhe pesë Kosova ka lojtarë potencial për të përfaqësuar vendin tonë, shkruan Telegrafi.

Kujtojmë se Urim Zenelaj u largua nga përfaqësuesja pas konflikteve me trajnerin dhe mungesa e një qendre kualitative duke parë edhe mungesën në kampionat të lojtarëve vendorë në këtë pozitë, ka bërë që Kosova të pësojë të gjitha humbje në kualifikueset e mbajtura në shtator.

Për Sharkun në janar pritet të shprehin interesim top klubet e basketbollit kosovar, teksa KB Rahoveci do te nxitojë për ta bindur që të mbetet në ekip njeriun i cili ishte shtyllë drejt suksesit historik të hyrjes në Superligë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz