Qeveria nuk është pro vendimit të ndaljes së pensioneve të dyfishta për familjet të cilat janë përfituese të dy skemave pensionale. Zyrtarë të Qeverisë thonë se kanë përgatitur plotësim ndryshimin e ligjit që do ti mundësonte një familje përfitimin e dy skemave pensionale, gjë që është e ndaluar me ligjin aktual.
Ministri Arban Abrashi ka thënë se Qeveria po synon që kësaj kategorie t’u mundësohet të jenë përfitues të të dy skemave pensionale pa e shkelur ligjin.