“Me fjalë tjera, ne do të subvencionojmë punësimin me rreth 120-130 euro, për cdo përfitues të asistencës sociale, nëse pranon një kontratë punë një vjecare (me mundësi vazhdimi), dhe heq dorë nga asistenca sociale. Nëse edhe biznesi i ofron të njëjtën shumë, atëherë po flasim për të hyra solide prej 250-300 euro për një punëmarrës”, shkruan Abrashi në facebook.
Pra ideja, sipas tij, është që fondet pasive të kthehen në fonde aktive, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, në mënyrë që të ulim inaktivitetin dhe të zvoglojmë papunësisë.
“Do ta fillojmë me 500 përfitues, dhe varësisht nga suksesi e rrisim edhe numrin. Paraprakisht, sipas kërkesave të komunitetit të biznesit këta do të përfshihen në trajnim intenziv.
Ftoj gjitha bizneset e interesuara të vizitojnë zyret e punësimit për informata shtesë”, përfundon ai.