BallinaSportZbulohet: Messi apo Ronaldo? Ja cili ishte më i mirë në bazë...

Zbulohet: Messi apo Ronaldo? Ja cili ishte më i mirë në bazë të statistikave në vitin 2016

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...
Cristiano Ronaldo kundër Lionel Messit mbetet njëra ndër rivalitet më të famshme në botën e futbollit. Jo vetëm për shkak të aftësive të mrekullueshme të tyre, por edhe për shkak se të dy luajnë në dy rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona.

Konkurrenca e tyre është një spektakël i vërtetë pasi që në çdo ndeshje ata sfidojnë njëri-tjetrin dhe kur njëri bën një paraqitje të mirë dhe shënon gola, atëherë menjëherë reagon tjetri në ndeshjen e ardhshme. Mirëpo, shtrohet pyetja se si qëndrojnë Ronaldo dhe Messi me statistika për vitin 2016?

Para se t’i analizojmë sukseset individuale është mirë t’i shikojmë arritjet në nivel ekipor. Sa i përket Messit, ai fitoi La Liga-n, Copa Del Rey dhe Superkupën e Spanjës, teksa humbi edhe penalltinë kruciale për të triumfuar në Copa America me Kombëtaren e Argjentinës si dhe nga Liga e Kampionëve u eliminua në çerek-finale.

Ndërsa, Ronaldo mund të themi se kishte një vit të jashtëzakonshëm ekipor. Me Real Madridin ai e fitoi titullin e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit, ndërsa me Kombëtaren e Portugalisë triumfoi në Euro 2016 ndaj nikoqirit të garës, Francës, ku Ronaldo ishte një figurë kryesore e kombëtares së Fernando Santos.

Por, si janë paraqitjet individuale të dy lojtarëve për këtë vit? Këtë mund ta mësoni në dy fotot e mëposhtme.

Messi ka luajtur 45 herë për Barcelonën këtë vit dhe ka shënuar 44 gola dhe ka dhuruar 25 asiste, duke përfshirë hat-trikët kundër Granadës, Rayo Vallecanos, Celticut dhe Manchester Cityt.

Nga ana tjetër, Ronaldo ka bërë 37 paraqitje në vitim 2016 për Real Madridin duke shënuar 33 gola dhe duke dhuruar 13 asistime, duke përfshirë këtu edhe dy hat-trikët ndaj Woflfsburgut dhe Espanyolit, teksa ai shënoi edhe 4 gola ndaj Celta Vigos.

Pra, në nivel ekipor vërejmë qartë se Leo Messi është treguar më i suksesshëm për këtë vit, por çfarë sa i përket nivelit ndërkombëtar, konkretisht me kombëtaret e tyre, Argjentinës, respektivisht Portugalinë?

Messi ka bërë 9 paraqitje për Argjentinën në vitin 2016 duke shënuar 7 gola dhe duke dhuruar 4 asistime. Ai shkëlqeu edhe në Copa America, përveç finales, ku edhe dështoi të triumfojë ndaj Kilit duke humbur penalltinë deçizive.

Ndërsa, Ronaldo është paraqitur 12 herë për Portugalinë gjatë kësaj viti. Ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 3 asistime. Ylli portugez shënoi disa nga këto gola edhe në Euro 2016 ku rezultuan të ishin mjaft deçizi, sidomos golat ndaj Hungarisë në fazën e grupeve dhe në çerek-finale nmdaj Uellsit.

Në finalen e Euro 2016 ndaj Francës Ronaldo pësoi lëndim dhe nuk ishte i aftë që t’i ndihmonte kombëtares së tij më tutje. Por, golat e tij bën që Portugalia të ishte në finale dhe ta fitonte këtë titull për herë të parë në historinë e tyre. Kështu mund të themi se në këtë aspekt Ronaldo ishte më i suksesshëm në këtë aspekt.

Ndërsa, sa i përket statistikave të përgjithshme, pra në nivel ekipor dhe në atë ndërkombëtar, Messi është në avantazh. Në 54 paraqitje, ai ka shënuar 51 gola dhe ka dhuruar 29 asistime, ndërsa Ronaldo në 49 ndeshje ka shënuar 44 gola dhe ka dhuruar 16 asistime. /Sportali.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz