BallinaLajmeProkuroria Speciale: Ka prova të mjaftueshme kundër të akuzuarve në rastin “Stenta”

Prokuroria Speciale: Ka prova të mjaftueshme kundër të akuzuarve në rastin “Stenta”

Të ngjajshme

Blerja e klubit nga Cristiano Ronaldo “ringjall” Almerian

Blerja e aksioneve të Almerias nga Cristiano Ronaldo, ka...

Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar për deklaratat...

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt është nga Novi Pazari

Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi para disa...

Behrami: Në këta 60 muajt e fundit, Albin Kurti më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se gjatë...

Vdes gazetari shqiptar Namir Lapardhja

Namir Lapardhja, redaktori politik i gazetës Tema, është ndarë...

Prokuroria Speciale posedon prova të mjaftueshme kundër 60 të akuzuarve të përfshirë në aferën me “Stenta”.

Kështu ka deklaruar për “Indeksonline” prokurori i këtij rasti  Admir Shala.

Ai  ka thënë se prokuroria posedon prova të mjaftueshme kundër 60 personave, kryesisht kardiologë dhe shumat e parave që besohet se ata i kanë marrë për dërgim të pacientëve nga spitalet publike në ato private.

Ish-ministri i Ambientit, Ferid Agani, është njëri nga të dyshuarit e Prokurorisë, në rastin “Stenta”. I dyshuar është edhe sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani.

Ndërkohë, në listën e Prokurorisë janë edhe emra të personave juridikë, udhëheqës të spitaleve private, të cilët besohet se janë përfshirë në dhënie të ryshfetit, me qëllim që në spitalet e tyre të referohen pacientë nga sektori publik për t’iu kryer procedurave të koronarografisë dhe stentimit.

“Aktakuzën në rastin “Stenta” e kemi ngritur sepse ka prova të mjaftueshme që rëndojnë mbi personat e dyshuar për veprat penale në fjalë. Seanca gjyqësore kundër grupit të akuzuar në rastin “Stenta”, do të mbahet me 30 nëntor”, ka thënë Shala.

Për shkak se grupi i të akuzuarve është mbi 60 persona, ka qenë kërkesa që ky grup të ndahet në dy pjesë, por sipas prokurorit Shala, kjo kërkesë është kundërshtuar për faktin se provat janë të ndërlidhura dhe se gjithë personat duhet të jenë prezent në seancat gjyqësore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz