BallinaLajmeDrejtoresha e Bankës Botërore premton përkrahje për Kosovën

Drejtoresha e Bankës Botërore premton përkrahje për Kosovën

Të ngjajshme

Kim Kardashian nuk njihet me pamjen e re, tronditen fansat

Kim Kardashian ka shkaktuar sërish bujë, këtë herë për...

Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur...

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi e “pushton” Turqinë

Në emergjencë në fazën sulmuese, Sylvinho pritet të rikthejë...

Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha...

Natë terrori për Neil Aynaoiu; një bandë e armatosur i grabit vilën në Castel Fusano

Futbollisti i Romës, Neil Aynaoui përjetoi një natë terrori...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe ministrat Blerand Stavileci dhe Avdullah Hoti, kryeministri Mustafa foli për progresin e arritur në Kosovë në zhvillimin ekonomik, reformat në ambientin e biznesit, stabilitetin financiar dhe avancimin e proceseve tjera zhvillimore.

Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim me Bankën Botërore duke e falënderuar për përkrahjen e deritashme, përfshirë mbështetjen në sektorin e energjisë.

Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke premtuar përkrahjen e mëtejme për Kosovën.

Gjatë takimit u bisedua edhe për avancimin në sektorin e energjisë dhe projektet në drejtim të krijimit të kapaciteteve të reja energjetike, rritjen e efiçiencës në vend për konsum të energjisë dhe përkrahjen e Bankës Botërore në këtë sektor të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës.

Kryeministri Mustafa dhe drejtoresha Goldstein biseduan edhe për strategjinë e re të Bankës Botërore për Kosovë dhe aspekte tjera të bashkëpunimit dhe mbështetjes së saj për Kosovën. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz