back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeAvni Dehari me disa vargje drithëruese dhe prekëse për djalin e tij,...

Avni Dehari me disa vargje drithëruese dhe prekëse për djalin e tij, Astritin!

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Avni Dehari, babi i Astritit, i cili vdiq para dy ditësh në qendrën e Paraburgimit në Prizren, ia ka kushtuar disa vargje drithëruese, birit të tij.

Në këto vargje, Avniu kujton edhe djalin tjetër, Arbnorin i cili kishte vdekur kohë më parë.

Në vazhdim Blic ua sjell të plotë vargjet e Avni Deharit:

 

U HAP LAJMI SI RRUFE
LAJM UGUR PO PËR ATDHE,
E TORTURUEN PASTAJ E VRANË
ASTRIT DEHARIN DJAL BUJAR.

ATJE N´BURG MBYLLUN ME DRY

KORBA T´ZI IA KAN MSY,

U THANË LULET, E THANË BARIN

KUR E VRANË ASTRIT DEHARIN.

DRINI BARDHË E NDAL VALËRIMIN

PRIZERENIT IA VRANË GZIMIN,

KUR U VRA ASTRITI DJAL

PO JA QOJNË ARBNORIT N´VARR.

O ASTRIT DJAL I ARBNISË

DJAL BESNIK I DARDANISË,

TANË SHOQNIA PO LOTOJNË

DHE FAMILJEN TA NGUSHLLOJNË.

TI NGUSHLLOJNË BABE E NANË

TA NGUSHLLOJNË NUSEN E RE,

TASH ARBNORIN MERRE NGRYK

SE U FLIJOVE PËR ATDHE.

O ASTRIT TI LUL` BAJRAKU

PA TY HIJE MA SKA KONAKU,

MUNDI YT NUK KA SHKUE KOT

HERO I VËRTETË PËR JETË E MOT!

AVNI DEHARI

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz