back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeBaraliu propozon që pragu zgjedhor të ulet në 3.5 për qind

Baraliu propozon që pragu zgjedhor të ulet në 3.5 për qind

Të ngjajshme

Supremja e refuzon ankesën e PDK-së ndaj PZAP për rivotimin në Mitrovicë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar...

Drama me Dolcen, Edi sonte do ta kuptojë të vërtetën

Big Brother VIP Kosova ka marrë vendimin e madh...

VV-ja ankohet në Supreme për qendrat alternative të votimit në diasporë

Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në Gjykatën Supreme për vendimin...

Profesori universitar dhe njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, ka përshëndetur fillimin e konsultimeve nga ana e presidentit të vendit për reformën zgjedhore.

Duke përmendur të metat e sistemit aktual zgjedhor, Baraliu ka propozuar që pragu zgjedhor të ulet në 3.5 për qind. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Baraliu ka bërë me dije se pragu në 3.5 për qind do ta bënte shumë më fleksibil krijimin e koalicioneve qeverisëse. “Mendoj se zvogëlimi i pragut zgjedhor në 3.5 për qind do ta ndihmonte futjen në jetën parlamentare subjekteve të vogla, nga shqiptarët dhe komunitetet joshumicë. Pastaj, kjo do të prodhonte një spektër dukshëm më pozitiv dhe më të begatshëm politik, në kuptimin e shumëllojshmërisë politike të partive, të cilat do të mund ta bënin shumë më fleksibil krijimin e koalicioneve qeverisëse”, ka thënë Baraliu, duke shtuar se Qeveria e cila do të krijohej në këtë mënyrë do të ishte më kualitative dhe do të ishte pasqyrim i vërtetë i gjithë spektrit politik, edhe i atyre qytetarëve që kanë votuar partitë më të vogla, qofshin ato të djathta, të majta, apo të qendrës.

Gjatë kësaj reforme zgjedhore, sipas tij, do të duhej të diskutohej edhe çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor. Baraliu thotë se sistemi aktual zgjedhor, pavarësisht anëve pozitive që ka, po prodhon përfaqësim disproporcional të komunave. “Ndodh që një komunë e vogël në Kuvendin e Kosovës të ketë deri në gjashtë deputetë, ndërsa disa komuna të tjera nuk përfaqësohen me asnjë deputet”, ka theksuar Baraliu.

Ai ka vlerësuar se një reformë zgjedhore e mirëfilltë do të mund të ndodhte vetëm me një përfshirje të plotë të të gjithë spektrit politik dhe shoqërisë civile. “Nuk mendoj se sjellja më e mirë është përjashtimi, duke thënë se nëse nuk vijnë ata, ne e bëjmë vetë reformën. Nuk mund të ketë proces të suksesshëm dhe të pranueshëm pa pjesëmarrjen e të gjithëve, veçanërisht partive opozitare parlamentare. Po ashtu, në këtë debat do të duhej të përfshihej shoqëria civile dhe gjithë bota akademike, në mënyrë që të diskutohej sa më shumë për këtë çështje, që në fund të kemi një konsensus të plotë politik për reformën zgjedhore”, ka thënë Baraliu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz