back to top
Wednesday, November 5, 2025
BallinaTeknologjiBateria e iPhone 8 do të mbushet nga wireless ?

Bateria e iPhone 8 do të mbushet nga wireless ?

Të ngjajshme

Nga 1 janari paga minimale 500 euro në Shqipëri

Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë që që...

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës...

Brahimaj: Nuk do ta votoj Konjufcën për kryeministër

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se nuk...

Ndoshta nuk do ju duhet më kurrë të përdorni një karikues për iPhon-in tuaj.

Foxconn, kompania Kineze që prodhon produkte elektronike, përfshirë edhe iPhone, po teston karikimin me wireless të moduleve të cilat mund të jenë gati për iPhone 8 që vitin që vjen.

Nëse iPhone 8 do të jetë me karikim wireless apo jo do të vendoset nga rezultatet e moduleve. Nëse rezultatet do të jenë jo premtuese, Apple mund ta heqë këtë mundësi, raporton TechSot.al

Përpara publikimit të iPhone 6 dhe 6 Plus, kompania priste të përdorte xhamat anti-gërvishtje me përbërje safiri. Por ishin rezultatet e dobëta të testimeve e detyruan Apple të hiqte dorë nga xhami anti-gërvishtje.

Dhe përpara publikimit të iPhone 7, dolën disa kanale që tregonin modele të iPhone 7 Plus me ndërlidhës të zgjuar (smart connector, si ai i iPad Pro) nga pjesa e prapme. Dhe sigurisht që ky model nuk u realizua kurrë.

Në të njëjtën mënyrë, rezultatet e dobëta mund të “detyrojnë” Apple-n të nxjerrë thjeshtë një model të një niveli teknologjie pak më të lartë, pak a shumë si ideja e kamerës së dyfishtë në iPhone 7 Plus.

Gjithësesi është ende herët për të folur për iPhone 8, por përtej kësaj disa gjëra (duke u bazuar në eksperiencat e deritanishme) mund ti themi me siguri:

  • Do të jetë iPhon-i më i shpejtë deri tani
  • Do ketë optikën më të avancuar të Apple-s
  • Do ketë të paktën një funksionalitet që nuk e ka asnjë produkt tjetër Apple
  • Do të dalë dhe në ngjyrën e kuqe të artë (ose gold)
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz