BallinaLajmeMinistrja Hoxha kërkon që gratë të mos heqin dorë nga trashëgimia, por...

Ministrja Hoxha kërkon që gratë të mos heqin dorë nga trashëgimia, por a është ajo hisenike e pronës së prindërve të saj?

Të ngjajshme

Intervistimi i Sami Lushtakut/ Nis barrikadimi pranë stacionit policor

Pas pak pritet të nisë intervistimi i Sami Lushtakut,...

Lirohet Amir Lushtaku pas sulmit ndaj Hysni Mehanit në Skenderaj

Amir Lushtaku është liruar pas ndalimit që iu bë...

Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë...

Mjalti, mes përfitimeve dhe sheqerit

Mjalti, dikur i përdorur kryesisht mbi bukë të thekur...

Ditë më parë, nga USAID-i është organizuar një konferencë për të drejtat pronësore të grave, në të cilën konferencë ka marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Ndër të tjera, aty ajo u bëri thirrje femrave që të marrin trashëgiminë që u takon, meqë këtë ua garanton edhe Kushtetuta. Por, a ka marrë pasuri nga prindërit ministrja Hoxha?

Në një prononcim për Telegrafin, ajo tha se ende i ka dy prindërit në jetë, që janë të moshës mesatare. Por, shtoi se do të jetë një nga katër fëmijët që në të ardhmen do të ndajë barabartë pasurinë që i ka takuar prindërve të saj.

Sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi, garantohen të drejtat të barabarta në trashëgimi, duke u përcaktuar edhe kushtet për këtë të drejtë.

“Të gjithë personat fizikë, në kushte të njëjta janë të barabartë në trashëgimi”, thuhet në paragrafin 3.1 të Ligjit për Trashëgimi. Neni 4 (fitimi i trashëgimisë), përcakton si në vijim: “Trashëgohet për shkak të vdekjes dhe në momentin e vdekjes së personit fizik”. Ndërsa, Neni 8 (Bazat për thirrjen në trashëgimi), thotë: “Trashëgimia fitohet me ligj ose testament”.

“Në pajtim me dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi, edhe pasuria të cilën e posedojnë prindërit e mi do të ndahet në pjesë të barabarta në mes të katër fëmijëve”, ka thënë për Telegrafin, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz