BallinaJetëE festuat Halloween-in? Ja rreziqet që vijnë nga bojërat

E festuat Halloween-in? Ja rreziqet që vijnë nga bojërat

Të ngjajshme

Një femër e sulmoi fizikisht policen brenda stacionit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit

Një tifoz i Celta Vigos mbeti i plagosur pas...

Zyrtarja policore sulmohet nga një grua gjatë futjes së saj në kontroll, merr trajtim mjekësor

Një zyrtare policore është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga...

“Nuk do të doje të rreheshe me të”: Trump nderon Chuck Norrisin

Donald Trump ka kujtuar Chuck Norrisin si një “njeri...

Festa e Halloween-it konsiderohet si një festë argëtuese si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit dhe secili përpiqet ta festojë në mënyra të ndryshme duke krijuar edhe maskën më të veçantë.

Por përveç argëtimit, Halloween shihet si diçka negative kur bie fjala tek bojërat që njerëzit përdorin në fytyrë, sipas ekspertëve mjekësorë.

Dr. Macrene Alexiades-Armenakas, një dermatolog dhe Profesor Klinik në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Yale, ka zbuluar se make-upi që përdoret për të realizuar maska të ndryshme mund të shkaktojë puçra në fytyrë, reaksione alergjike, madje edhe sëmundje vdekjeprurëse.

Mjeku, i cili është drejtor dhe themelues i Qendrës së Kirurgjisë me Lazer dhe Dermatologjisë në Nju Jork, thotë se toksinat që gjenden në shumë produkte për fytyrën për rastin e Halloween kanë qenë të lidhura me kancerin.

Kjo për arsye se make-up për Halloween ka tendencë për të patur një cilësi të keqe dhe përveç kësaj qëndron për një kohë të gjatë në raft dhe përdoret sërish pas një kohe të gjatë.

2

Dermatologu shpjegon gjithashtu se parabens që gjenden në produktet kozmetike kanë qenë të lidhura me kancerin dhe toksina të tjera në këto produkte lidhen në mënyrë specifike edhe me kancerin e gjirit.

Parabens janë përdorur për të parandaluar rritjen e mykut dhe baktereve në produktet e bukurisë dhe kanë qenë të lidhura me tumoret  e gjirit, sipas Breast Cancer Fund.

“Një tjetër kategori e rrezikut janë toksina të tilla si phthalates. Phthalates, sidomos diethyl phthalate dhe dibutik phthalate, të cilat janë në produktet kozmetike shkaktojnë kancerin e gjirit,” tha Marcene.

Phthalates kanë qenë gjithashtu të lidhura me defektet e lindjes, zhvillimin mental dhe probleme me fertilitetin./tvklan.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz