back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeVeteranët, të pasigurt për pagën e tetorit

Veteranët, të pasigurt për pagën e tetorit

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) ende nuk e kanë të sigurt nëse do ta marrin me kohë pensionin për muajin tetor. Kjo për faktin se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk ua ka siguruar buxhetin për shpërndarjen e pagës për këtë muaj, sikurse as për muajt nëntor e dhjetor të këtij viti.

Megjithatë, dy Ministritë, ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Financave janë duke u munduar që t’ua sigurojnë edhe për këtë muaj pensionet kategorive të dala nga lufta. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi ka thënë për gazetën “Zëri” se ende janë në negociata me Ministrinë e Financave, pasi kanë dorëzuar kërkesën për mjetet financiare për muajin tetor.

“Ende jemi në negociata. Do të thotë i kemi dërguar kërkesat në Ministrinë e Financave për pensionet e muajit tetor”, ka thënë shkurt Abrashi.

Mirëpo, në anën tjetër në Ministrinë e Financave thonë se njëherë duhet të bëhet riorganizimi brenda Ministrisë së Punës, e pastaj ata të shohin se ku do të mund t’i kursejnë mjetet tjera financiare për t’ua paguar pensionet veteranëve për muajin tetor.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka theksuar për gazetën “Zëri” se ata si Ministri mbi bazën e kërkesës së Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale i bëjnë rregullimet, rialokimet dhe pastaj është MPMS-ja ajo që i paguan pensionet e veteranëve për muajin tetor. /zeri/

Të Fundit

Sport

ShowBiz