back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeZiadin Sela: Nuk do të bëhemi pjesë e qeverisjes, derisa nuk bëhen...

Ziadin Sela: Nuk do të bëhemi pjesë e qeverisjes, derisa nuk bëhen ndryshimet kushtetuese që janë të parapara në agjendën tonë politike (Video)

Të ngjajshme

“Doku” merr përkrahje në fshatin e Ramush Haradinajt

Arbër Tolaj, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës...

Tifozët çuditen me formën e Fiorentinas, dyshojnë që mbrëmë nuk donin të shënonin!

Skuadra e Fiorentinas mbrëmë pësoi humbjen e radhës, pasi...

FSK realizon me sukses trajnimin “Simboli i Ujkut”

Trajnimi elitë “Simboli i Ujkut” është përfunduar me sukses...

Ziadin Sela në emisionin “Debat” ka folur gjerë e gjatë për aktualitetin politik të Maqedonisë. Ai ka folur për platformën e LR-PDSH, bashkëpunimet e fundit, raportin me partitë maqedone si dhe dështimin për të bërë një bashkëpunim opozitar më të zgjeruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai zotohet se subjekti i tij politik dhe ai personalisht do të jenë të sinqert në premtimet politike.

„Kam kërkuar edhe para se të nisë me LR-PDSH, synimet e mia kanë qenë të kundërta me atë që subjektet tjera politike ua plasojnë qytetarëve. Ne duam të jemi të sinqert në premtimet tona. LR-PDSH nuk do të bëhet pjesë e qeverisjes, derisa nuk bëhen ndryshimet kushtetuese që janë të parapara në agjendën tonë politike. Në nuk themi se do të hyjmë në Qeveri derisa nuk ndryshon Kushtetuta dhe Ligjet e parapara në agjendën tonë politike. Subjektet tona marrin vota në emër të gjuhës shqipe dhe pastaj zbatojnë platformën e OBRM-PDUKM-së ose LSDM-së“, tha mes tjerash për Portalb, Ziadin Sela.

Sipas tij, nuk janë problemet në Maqedoni qytetare, por janë etnike. “Realiteti etnik është kjo: ka dy popuj që ndërtojnë prosperitetin e këtij shteti, ashtu sikur këta dy popuj mund ta destabilizojnë Maqedoninë”, është decid Sela

Sela fajin për mosbashkëpunim me Lëvizjen Besa tha se kjo e fundit e ka minuar bashkëpunimin që në fillim./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz