back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëSkenderaj, Mitrovicë, Vushtrri: 23 armë të konfiskuara nga të shtënat në ahengje

Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri: 23 armë të konfiskuara nga të shtënat në ahengje

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Përfundon së implemtuari plani operativ ‘sezoni veror’ i realizuar gjatë periudhës kohore qershor – tetor 2016.

Në kuadër të këtij plani operativ, një ndër prioritetet në fushën e veprimit në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë ishte parandalimi i të shtënave në ahengje.

Veprimet policore që në fillim të sezonit veror ishin të orientuara në sensibilizimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rrezikun dhe pasojat e përdorimit të armëve në ahengje, ku zyrtarët policorë përmes takimeve që kanë zhvilluar me banorë të zonave të ndryshme, ashtu edhe me përfaqësues të fshatrave, pronarë të lokaleve, anëtar të KLSP-ve, grupe rinore, kanë promovuar arsyen e veprimit të përbashkët, njëkohësisht nën moton “Festo pa armë” janë shpërndarë edhe fletëpalosje.

Gjatë kësaj periudhe kohore falë bashkëpunimit të ndërsjellë me qytetarë është arritur që me kohë të identifikohen vendet ku dëgjoheshin të shtëna, reagimet e shpejta dhe efikase të zyrtarëve policorë kanë rezultuar që në 22 raste të intervenimeve policore të konfiskohen 23 armë të ndryshme, si dhe të arrestohen 21 persona në cilësi të dyshuarve.

Përkundër rezultateve të arritura, angazhimi policor do të jetë i vazhdueshëm në fushën e zbatimit të autorizimeve si në parandalim ashtu dhe në reagim, me qëllim që raste të tilla të mos jenë evidente në ahengje.

Të Fundit

Sport

ShowBiz