back to top
Sunday, August 24, 2025
BallinaLajme“Trepça” hyn në qorrsokak

“Trepça” hyn në qorrsokak

Të ngjajshme

Shukri Buja me aktivitete në Lipjan: Dëshmi që fitorja është e jona

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja,...

Përleshje mes dy familjeve shqiptare në Itali, pesë të plagosur

Një përleshje fizike ka ndodhur mes dy familjeve shqiptare...

Osmani nga Austria: Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në...

Si reagoj ish-i i Taylorit kur u permend emri i saj?

E dimë, i papritur si lajm! Tom Hiddleston dhe...

Tri njësitë thelbësore të “Trepçës” – minierat me flotacion në Stan Tërg, minierat me flotacion në Kizhnicë dhe Artanë dhe minierat me flotacion në Leposaviq – rrezikojnë të shkojnë në likuidim nga 2 nëntori, në rast se deri atëherë Gjykata Kushtetuese nuk e nxjerr verdiktin përkitazi me kontestin e ngritur nga deputetët e Listës Serbe ose nuk vendos për masë të jashtëzakonshme.

Kjo për shkak se ligji me të cilin ato njësi janë transformuar në shoqëri aksionare, nuk mund të hyjë në fuqi pa e dhënë verdiktin final Kushtetuesja, shkruan sot Koha Ditore.

Ligji është miratuar në fund të javës së shkuar dhe e bën Qeverinë pronare të 80 për qind të aksioneve në këto miniera e flotacione.

Por, një ditë më parë, atë e kanë bërë lëndë të Kushtetueses deputetët e Listës Serbe, të cilët kanë kundërshtuar ligjin si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën nëpërmjet së cilës është miratuar.

Shkaku i kësaj, ligji nuk do të hyjë në fuqi brenda afatit të rregullt kushtetues.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz