BallinaLajmeVajgl: Zgjedhje më 11 dhjetor gjithsesi se do të ketë

Vajgl: Zgjedhje më 11 dhjetor gjithsesi se do të ketë

Të ngjajshme

Klinikat private shpërndajnë kanabis mjekesorë të fortë pa prova se funksionon

Ekspertët paralajmërojnë se kanabisi medicinal, i përshkruar për mijëra...

Blakaj: Gërvalla e Peci kërcënuan deputetët që të mos e votojnë Osmanin për Presidente

Ish‑anëtari i kryesisë së degës së GUXO‑s në Pejë,...

“Zgjedhje më 11 dhjetor do të ketë, ndërsa ajo se disa parti politike nuk kanë filluar me fushatën politike do të thotë se do t’i humbin zgjedhjet”, deklaroi eurodeputeti Ivo Vajgl, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëndrimin se zgjedhjet e paralajmëruara më 11 dhjetor nuk do të shtyhen e ndajnë edhe eurodeputetët Richard Howitt dhe Eduard Kukan, të cilët në Parlamentin Evropian kanë mbajtur takim me përfaqësues të sektorit qytetarë në Maqedoni, ku ishte edhe përfaqësuesi i CIVIL.

Sipas tyre, nëse ndonjëra nga partitë vendos të mos aktivizohet në periudhën parazgjedhore ajo është e drejtë e tyre dhe nuk do të ndikojë në datën e paraparë të zgjedhjeve.

“Megjithatë, të gjitha partitë politike duhet të jenë të vetëdijshme se nuk është e mjaftueshme të sigurohen kushte për zgjedje të lira, është e rëndësishme që të pranohen zgjedhjet dhe të mos kundërshtohen”, thotë Vajgl./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz