Zyrat e Instagram janë një shembull i mahnitshëm. Kompania, që festoi përvjetorin e gjashtë të aplikacionit të enjten, kohët e fundit i ka zhvendosur 350 punonjësit e saj në zyre të reja në ish-zyrën e Facebook në Menlo Park, Kaliforni.
Dhe siç e tregojnë fotografitë, zyrat janë të kuruara në detaje, me ngjyra të kombinuara dhe të dekoruara me finesë.
Drejtori kreativ i Instagram, Ian Spalter, punoi me kompaninë Gensler për ta dizajnuar vendin. Ideja ishte, thuhet sipas tij, që zyrat të reflektonin aplikacionin. /albeu.com/


