back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëPanairi dyditor i prodhimeve vendore bujqësore

Panairi dyditor i prodhimeve vendore bujqësore

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

 

Në Mitrovicë është hapur të premten panairi dyditor rajonal i prodhimeve vendore, në të cilin prodhuesit vendor nga komuna e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderaj, do të ekspozojnë produktet e ndryshme.

Panairi u organizua nga Unioni fermerëve të rajonit të Mitrovicës, me në krye z.Naser Bajraktari, i cili me rastin e hapjes së panairit falënderoj komunën e Mitrovicës për mbështetje teknike dhe financiare, si dhe Komunën e Vushtrrisë dhe të Skenderajt.

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik në komunën e Mitrovicës, Nasuf Aliu, në fjalën e tij të rastit në emër të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri falënderoj të gjithë pjesëmarrësit dhe ata që mbështetën këtë panair.

Aliu u zotua se edhe më tutje do të mbështesë projektet në bujqësi dhe lëmi tjera biznesore, të cilat ndihmojnë krijimin e të hyrave familjare dhe nxitjen e vendeve të punës. Ai pohoi se me këto projekte bujqësia dhe prodhimet vendore po faktorizohen dhe çdo herë e më shumë, duke qenë prezent në sofrat dhe konsumin familjar.
Panairin e përshëndetën edhe përfaqësuesi i komunës së Vushtrrisë, Berat Jonuzi, ai i Skenderajt, Rifat Bajraktari, Mehmet Berisha nga AZHR-Veri dhe Xhavit Shala, nga IADK

Fermeri i njohur në rajonin e Mitrovicës e më gjerë, kryesisht në fushën e bletarisë, Zymer Bajraktari, tha se prodhuesit vendor janë të kënaqur me organizmin e panairit dhe me ndihmën e institucioneve komunale e të tjera, ndihma të cilat mund të jenë edhe më të mëdha, me qëllim që prodhuesit bujqësor të jenë edhe më të motivuar për ushtrimin e veprimtarive të tyre prodhuese.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz