back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëGjermania do të shkurtojë ndihmat sociale për emigrantët që vijnë nga BE-ja

Gjermania do të shkurtojë ndihmat sociale për emigrantët që vijnë nga BE-ja

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Gjermania do të shkurtojë ndihmat sociale për qytetarët e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian në bazë të një projektligji që pritet të miratohet nga kabineti javën e ardhshme, sipas burimeve të kabinetit.

“Emigrantëve të BE-së do t’u bëhen të ligjshme pagesat e sigurimeve shoqërore vetëm pas pesë vjetësh, sipas ligjit që është rënë dakord nga palët në qeverinë gjemane të koalicionit”, njoftoi sot grupi mediatik “Funke”.

Qëllimi është që të parandalojnë emigrantët, sidomos nga Evropa Lindore, që vijnë në Gjermani pa perspektiva serioze për të gjetur një punë por vijnë me qëllimin e pastër për të jetuar jashtë sistemit gjerman të ndihmave, relativisht bujar.

Ministri gjerman i Punëve Sociale, Andrea Nahles i Partisë Socialdemokrate (SPD), partneri i vogël në qeverinë e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka propozuar projektligjin vitin e kaluar.

Projektligji i përgjigjet pjesërisht një vendimi gjykate që vërteton se emigrantët kanë të drejtë të të gjitha të mirave vetëm pas gjashtë muajsh. /trt/

Të Fundit

Sport

ShowBiz