Komuna e Mitrovicës në kudër të realizimit të projekteve dhe planeve zhvillimore në sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, realizoi projektin “Subvencionimi i fermerëve me koshere bletësh”. Në kuadër të këtij projekti kanë përfituar gjithsej 50 fermerë me nga 4 koshere bletësh. Realizimin e këtij projekti e ka ndihmuar edhe shoqata e bletarëve “Poleni” duke ofruar të dhëna dhe statistika për gjendjen e sektorit të bletarisë në komunën e Mitrovicës.
Në takimin e mbajtur në sallën e kuvendit të Komunës së Mitrovicës me rastin e nënshkrimt të kontratave nga ana e bletrëve, kryetari i Komunës z. Agim Bahtiri dhe Drejtori i DBZHR-së z. Nasuf Aliu informuan fermerët për investimet që komuna ka bërë dhe do të bëjë në të ardhmen në sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Kryetari z. Bahtiri tha se investimet në sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë një ndër proioritetet e zhvillimit ekonomik të Komunës së Mitorivicës. Prandaj Komuna e Mitrovicës vazhdimisht do të mbështesë dhe do ti rrisë investimet në sektorin e Bujqësisë duke i mbështetur fermerët përmes subvencioneve dhe grandeve.
Ndërsa Drejtori z. Aliu falenderoi kryetarin e Komunës, stafin e drejtorisë, shoqaten e bletarëve Poleni dhe fermerët për punën dhe bashëpunimin në realizimin e këtij projekti. Ai tha se DBZHR në bashkëpunim me donatorë ka realizuar një numër të madh të projekteve në mbështetjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ku janë ndihmuar pothuajse të gjithë sektoret, poashtu ai theksoi se DBZHR do të vazhdoj të bashkëpunoj ngusht me fermerët, shoqatat e fermerëve, institucionet relevante, organizatat qeveritare dhe jo qeveritare për të qenë vazhdimisht në rrjedha dhe në shërbim të fermerëve dhe qytetarëve.
Drejtori z. Aliu edhe njëherë theksoi se DBZHR ka për qëllim që përmes subvencioneve, grandeve, trajnimeve, shërbimeve këshillimore të krijon kushte të favorshme për zhvillimin e bujqësisë, agrobiznesit dhe agroturizmit, ku përmes investimeve direkte dhe indirekte të krijohen vende të reja të punës dhe të hyra familjare në zonat rural” , perfundoi Aliu.