back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëArrin në 339 numri i të vdekurve në Haiti

Arrin në 339 numri i të vdekurve në Haiti

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Numri i viktimave në Haiti nga uragani Matthew ka arritur në të paktën 339 persona, teksa ekipet e shpëtimit për herë të parë arritën në qytetet e izoluara që janë shkatërruar nga stuhia e fuqishme.

Shkatërrimi që ka lënë ky uragan në Haiti ka rritur frikën se atje mund të shpërthejë epidemia e kolerës, përderisa vërshimet nga stuhia kanë ndotur ujin e rezervat e ushqimit janë të pakta.

Stuhia e fuqishme është nisur drejt veriperëndimit të Shteteve të Bashkuara, duke bërë që presidenti Barack Obama të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Florida dhe Karolinën Jugore, përderisa këto shtete i janë bashkuar shtetit Georgia, ku guvernatori atje ka urdhëruar evakuimin e të paktën tre milionë njerëzve që jetojnë në zonat bregdetare.

“Kjo stuhi është përbindësh”, ka deklaruar guvernatori i Floridas, Rick Scott, duke shtuar se kjo stuhi është vdekjeprurëse andaj duhet treguar kujdes.

Qendra kombëtare e urganëve në SHBA e ka vendosur uraganin Matteë në “kategorinë katër”, duke e cilësuar atë si një prej stuhive më shkatërruese që është në gjendje të përbytë sipërfaqe të mëdha, duke shkulur pemë, të prish linja të energjisë dhe të prishë ndërtesa. Erërat e tij konsiderohen se arrijnë deri në 251 kilometra në orë. /rel/

Të Fundit

Sport

ShowBiz