Gjatë mbledhjes së mbyllur 15 anëtaret e Këshillit të Sigurimit pranuan të enjten një rezolutë, me të cilën Guterres emërohet zyrtarisht Sekretar i ri i OKB-së.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) të enjten njëzëshëm mbështeti ish-kryeministrin portugez dhe kreun e dikurshëm të OKB-së për Refugjatë, Antonio Guterres për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së.
Gjatë mbledhjes së mbyllur 15 anëtaret e Këshillit të Sigurimit pranuan rezolutën me të cilën zyrtarisht Guterres emërohet Sekretar i ri i OKB-së i cili do të prezantojë Asamblenë e Përgjithshme.
Guterres gjithashtu propozohet për mandat pesëvjeçar, i cili do të fillojë më 1 janar.
Pritet që votimi i 193 shteteve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të mbahet javën e ardhshme.
Ndryshe, ish-kryeministri portugez Antonio Guterres do të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së falë marrëveshjes për Sekretarin e ri që u arrit të mërkurën në votimin joformal të KS të OKB-së.