back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëPolicia prangos dhe i hedh sprej të burgosurit që bërtiste “nuk mund...

Policia prangos dhe i hedh sprej të burgosurit që bërtiste “nuk mund të marrë frymë”, një orë më vonë vdes në qelinë e tij (Foto/Video, +18)

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Gardianët e burgut janë filmuar duke e prangosur një të burgosur me ngjyrë, të cilin e kishin përplasur për tokë derisa ai dëgjohej duke i lutur që t’i sjellin një bombol me oksigjen pasi nuk mund të merrte frymë.
Raportohet se i burgosuri të cilit i është hedhur prej për sy, disa orë më vonë kishte vdekur në qelinë e tij, transmeton Telegrafi.
Babai i katër fëmijëve, Michael Sabbie 35-vjeç, kishte tërhequr vëmendjen e gardianëve kur refuzoi të kthehet në qelinë e tij në burgun Bi State në Texarkana, pranë kufirit me Teksasin dhe Arkansasin.

Ai ishte në paraburgim nën akuzën për sulm fizik, derisa në video Sabbie shihet duke u mbështetur për muri për të pushuar, derisa njëri prej gardianëve i kërcen përmbi dhe e përplas për tokë.
Por pas refuzimit tw burgosurit, gardianit i dalin në ndihmë katër kolegë, ndërsa i ai dëgjohet duke bërtitur, “Nuk mund të marrë frymë. Zotëri ju lutem mos më torturoni sepse nuk mund të marrë frymë”.
Lexo po ashtu:

 Videoja që ka shokuar botën: Fëmijët rrahën në kafaze (Video)

Por lutjet e tij ishin të kota pasi njëri prej gardianëve i hedh prej për sy, dhe pas disa orëve ai është gjetur i vdekur në qelinë e tij.
Ndërkaq, pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se vdekja e tij ishte “natyrale”. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz