BallinaShqiptareRasti “Kumanova”: Të burgosurit dhunohen psiqikisht dhe fizikisht, institucionet heshtin

Rasti “Kumanova”: Të burgosurit dhunohen psiqikisht dhe fizikisht, institucionet heshtin

Të ngjajshme

Rama ndalon uzurpimin e hapësirave publike: Prishtina rikthen trotuaret për qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur një vendim...

Formacioni i mundshëm i Kosovës për finalen e madhe!

Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen ndaj Turqisë, e...

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar...

Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë kapur...

Disa prej të akuzuarve në rastin “Kumanova” vazhdimisht ankohen për keqtrajtim rrugës nga burgu deri te gjykata. Këtë shqetësim si çështje e kanë ngritur edhe avokatët e palës mbrojtëse në rastin “Kumanova”, por nga institucionet kompetente nuk ka ndonjë prononcim konkret, shkruan Portalb.

“Gjykatësja dhe Prokuroria vazhdimisht kërkojnë shenja që shihen nga dhuna. Mirëpo, dhuna nuk nënkupton vetëm kur u thehen këmbë dhe duar. Paramendoni të kapësh një njeri me duar të lidhura dhe ta përplasësh për tjetrin. Do të thotë se ai ka lëndime shpirtërore, dhimbje abdominale… parashtrohet pyetja në këso rastesh a duhet raport se ka shenja?! Po gjendja psiqike e këtyre të burgosurve? Mjeku i burgut është mjek i përgjithshëm nuk është specialist”, tha për Portalb avokatja Artene Ademi- Iseini.

Sipas saj përgjegjësi mban Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.

Redaksia e Portalbit ka tentuar të marr për prononcim zv/ministrin Agim Nuhiu rreth çështjes në fjalë, por zv/ministri ka qenë i pakapshëm.

Seanca e radhës gjyqësore për rastin “Kumanova” mbahet sot, më 6 tetor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz