back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaLajmeÇfarë parasheh Ligji për Trepçën

Çfarë parasheh Ligji për Trepçën

Të ngjajshme

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana

Një tërmet prej 3.6 ballësh është ndjerë sot në...

Barcelona ndalon Yamalin nga paraqitjet publike

Barcelona ka vendosur ta bllokojë përkohësisht Lamine Yamalin nga...
Qeveria tashmë ka proceduar në Kuvend projektligjin, i cili gjigantin metalurgjik Trepça e transformon në shoqëri aksionare, ku pronare e 80 për qind të aksioneve do të jetë ekzekutivi dhe pronarë të 20 për qindëshit tjetër do të jenë punëtorët, raporton KTV.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, gjatë prezantimit të projektligjit, ka theksuar se Trepçës kanë dashur t’i japin trajtën e një shoqërie aksionare, e cila iu hap rrugë investimeve.
Por projektligji është kundërshtuar nga ministrat serbë të Kosovës.
Derisa për zëvendësin e Isa Mustafës, Branimir Stojanoviq, projektligji është më shumë politik se sa ekonomik, ministri i Pushtetit Lokal, Mariq, ka theksuar se komuniteti serb është plotësisht i përjashtuar nga ky proces.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministres për dialog, Edita Tahiri, e cila ka kërkuar largimin e ngjyrimeve etnike, pasi sipas saj, kjo nuk ndihmon proceset e tilla.

Pavarësisht debatit, shefi i ekzekutivit e ka cilësuar projektligjin si zgjidhjen optimale për Trepçën, duke theksuar se resurset minerare janë pronë e Kosovës dhe ato nuk mund të negociohen.
Ligji pritet të miratohet në seancën e së premtes, pasi dihet se më 2 nëntor ishte afati i fundit për likuidim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz