back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeGjykata e Nishit refuzoi kërkesën për lirimin e Nehat Thaçit

Gjykata e Nishit refuzoi kërkesën për lirimin e Nehat Thaçit

Të ngjajshme

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

2 vetura të Policisë së Kosovës ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Agim Ramadani”...

I ra të fikët, transmetohet klipi i Albës gjatë trajtimit në spital

Është publikuar kripi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës...

Osmani nga Bahamet: Njohja e Kosovës moment historik, nënshkruhen marrëveshje diplomatike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një adresim...

Gjykata e Nishit e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së drejtorit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, për lirim nga arresti. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Gjykatës së Nishit, Vladimir Stanojeviq, i cili ka thënë se për rastin e drejtorit do të vendoset në Beograd, shkruan sot Koha Ditore.

“Ankesa e mbrojtjes u refuzua dhe lënda u dërgua në Prokurorinë për Krim të Organizuar në Beograd. Tani ata e kanë në dorë të vendosin se si do të zhvillohet më tej ky proces”, ka thënë Stanojeviq.

Thaçi ishte arrestuar të enjten me një vendim të Gjykatës së Nishit të lëshuar në vitin 2010, nën dyshimin për terrorizëm. Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe teksa po kalonte kufirin Kosovë – Serbi, për të dalë në vende të Bashkimit Evropian, ai është arrestuar nga autoritetet serbe. Pas kësaj, më 30 shtator, Gjykata e Nishit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Për arrestimin e Thaçit ka pasur reagime nga pala kosovare, e cila madje ka kërkuar nga autoritet serbe që ta lirojnë sa më parë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz