back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeLigji për Trepçën rebeloi punëtorët serbë - protesta në magjistrale kaloi pa...

Ligji për Trepçën rebeloi punëtorët serbë – protesta në magjistrale kaloi pa incidente

Të ngjajshme

PSG nuk ”fundoset” lehtë, fiton Superkupën e Evropës

Pasi dështoi në finalen e Kupës së Botës për...

Kapet në flagrancë shqiptari në Romë, tentoi të grabiste një restorant

Një shtetas shqiptar, 45 vjeç, është arrestuar nga policia...

PSG tenton të rikthehet në lojë, ngushton rezultatin ndaj Tottenhamit (VIDEO)

PSG e ka ngushtuar rezultatin ndaj Tottenhamit në finalen...

Vendimi i Qeverisë për dërgimin në Kuvend të projektligjit për Trepçën, i ka nxjerr në rrugë më shumë se 100 punëtorë të shkritores së Trepçës në Zveçan.
Rreth orës 14:00, këta punëtorë kanë bllokuar magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, që projektligji për Trepçën të shqyrtohet në seancën e Kuvendit, që do të mbahet të premten.

Lajmin për protestën e ka konfirmuar për Gazetën Express, Besim Hoti, zëdhënës në Policinë e Mitrovicës së Veriut.

“Po mund ta konfirmoj se gjatë ditës së sotme rreth 100 persona, punëtorë të Trepçës, kanë protestuar në fshatin Rudarë, përkatësisht në magjistralen Mitrovicë-Leosaviq. Protesta ka zgjatur gjysmë ore dhe ajo ka përfunduar e qetë”, ka thënë Hoti.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe kryetarët ilegalë të veriut të Mitrovicës, Aleksandar Spiriq, si dhe ai i Komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviq.

Protesta ka zgjatur rreth gjysmë ore, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz