BallinaLajmeStudentja helmon veten – këto ishin fjalët që ia tha i ati...

Studentja helmon veten – këto ishin fjalët që ia tha i ati derisa ajo po jepte shpirt!

Të ngjajshme

Çfarë ftese i bëri Ermal Mamaqi-Mozës në “Ferma VIP”?

Spektakli i radhës i “Ferma VIP 3” ka sjellë...

Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj

Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të...

Gjoshi: Presidentja ta emëroj anëtarin e PDK-së në KQZ që sot

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje presidentes,...

Mediat: Trumpi konsideron sekuestrimin e uraniumit në Iran

Sipas një raporti mediatik, Presidenti i SHBA Trump po...

Inspektorati i Gjilanit kërkon largimin e objekteve dhe mbeturinave pranë banesave sociale

Pas ankesave të qytetarëve për vendosje të objekteve montuese,...

Një 20-vjeçare nga Fieri, e cila studionte në Tiranë, i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qytetin Studenti mbrëmjen e së martës, në një nga godinat e konvikteve në kryeqytet.

Sipas burimeve nga policia, Ana Doko është vetëhelmuar duke gëlltitur 4 kokrra fostoksinë për arsye ende të paqarta.

Dyshimet e para janë që studentja e ka kryer veprimin në kushtet e gjendjes së rënduar depresive, ndërsa në pyetje po merren familjarët e saj, shkruan TopChannel.

Ndërkohë, media tjera shqiptare, duke cituar dëshmitarët, rrëfejnë ngjarjen.

Një dëshmitare okulare në vendngjarje i ka thënë JOQ se vajza mund të kishte shpëtuar në rast se shoferi i ambulancës do të kishte ardhur disa minuta më parë.

Ajo thotë se më shpejt erdhën prindërit e viktimës nga Fieri në Tiranë sesa makina e ambulancës.

Nuk dihet se përse vajza e ka kryer këtë veprim në një ditë të veçantë për të, siç ishte edhe ditëlindja e motrës, shkruajnë mediat shqiptare.

“Si ia bëre këtë motrës? Ajo sot kishte ditëlindjen”, – mësohet t’i ketë thënë babai të bijës, e cila ka qenë duke dhënë shpirt.

“Ja që e bëra” – i ka thënë vajza.

“Ndërkohë qe po e hipnin ne ambulance tashme pa ndjenja vajzën, doktoresha i bërtiste shoferit: “Ku ishe!!! Ku ishe !!!! Sa here ti kam rene telefonit”, – citohet të ketë rrëfyer më tej dëshmitarja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz