back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeMustafa: Thaçi i kërkoi Aganit që PD të votonte pro demarkacionit

Mustafa: Thaçi i kërkoi Aganit që PD të votonte pro demarkacionit

Të ngjajshme

Kylie dhe Timothée bëjnë pazar për rroba banjoje

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet morën pak rroba me...

Lushaku-Sadriu: Abdixhiku e meriton të vazhdojë në krye të LDK-së

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu,...

Vdes pjesëtari i kabinetit të Alban Hysenit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për vdekjen...

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Sekretari i Partisë së Drejtësisë, Fidan Mustafa, ka deklaruar se lideri i kësaj partie Ferid Agani ka kërkuar nga deputetja nga radhët e kësaj partie Labinotë Demi – Murtezi që të votojë pro marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë në Interaktiv të KTV-së se Agani kishte presion nga presidenti i vendit Hashim Thaçi që vota e PD-së të ishte pro marrëveshjes për demarkacion.

“E dimë që Labinotë Demi-Murtezi është deklaruar kundër kësaj marrëveshjeje. Por më pas Agani ka kërkuar mbledhjen e kryesisë së Partisë së Drejtësisë që të vendoset për të votuar pro demarkacionit. Më 20 korrik ka mbledhur kryesinë ku pjesëmarrës kanë qenë vetëm 14 anëtarë të kryesisë dhe ka dështuar të arrijë kuorimin dhe pa kuorum ka deklaruar se po mbështet qeverinë dhe e ka vendosur partinë kundër deputetes Labinotë Demi-Murtezi. Ndryshimi ka ardhur nga presioni i Hashim Thaçit. Telefonatat nuk ndaleshin”, ka thënë ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz