back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaTeknologjiStudentët turq prodhojnë makinë elektrike

Studentët turq prodhojnë makinë elektrike

Të ngjajshme

- Advertisement -

Në vitin e fundit për Inxhinieri Mekanike dhe Automobilistike në Universitetin Uludag, në Bursa, 7 studentë turq kanë prodhuar brenda një muaji të vetëm një makinë elektrike, që arrin shpejtësinë 90 km/orë.

- Advertisement -

Prodhimi i automobilit dyvendësh të quajtur “ULUMAK”, që furnizohet me energji nga një akumulator i instaluar në bagazh, ka kushtuar 25 mijë lira turke (rreth 8.400 dollarë).

Makina elektrike në fjalë është vlerësuar me notë maksimale në testin me 3 faza.

Akumulatori i saj ngarkohet me energji për 8 orë dhe me një karikim të vetëm përshkon 70 km rrugë.

“ULUMAK” është 3,4 m e gjatë, 1,6 m e lartë dhe peshon 400 kg.

Studentët prodhues theksojnë se qëllimi i tyre është të zhvillojnë makinën elektrike në nivele të atilla që të përshkojë më shumë rrugë dhe të projektojnë një dizajn të ri, konkurrues në tregun automobilistik.

Po ashtu studentët kërkuan mbështetje nga autoritetet përkatëse në lidhje me përsosjen e elektromakinës “ULUMAK”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz