back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaTeknologjiLoja Fruit Ninja së shpejti film

Loja Fruit Ninja së shpejti film

Të ngjajshme

- Advertisement -

Loja e njohur Fruit Ninja ka planifikuar të bëhet film së shpejti. Kompania e prodhimit të filmave New Line Cinema në bashkëpunim me Tripp Vinson kanë blerë të drejtën për të bërë një film bazuar në lojën Fruit Ninja me subjektin “një skuadër e rekrutuar për t’u bërë Fruit Ninjas me qëllim që të shpëtojnë botën.”

- Advertisement -

Tripp Vinson dhe New Line Cinema kanë bashkëpunuar edhe me parë në realizimin e filmave siç ishte “Udhëtim në Qedër të Tokës.” e bazuar mbi librin e Zhyl Vern me të njëjtin titull.

Teksti do të shkruhet nga J.P.Lavin dhe Chad Damiani dhe filmi do të jetë i zhanrit aksion dhe komedi.

Fruit Ninja është shkarkuar më shumë se një miliardë herë dhe renditet e dyta pas Candy Crush Saga në listën e lojrave më të shkarkuara në iOS.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz