back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëSerbët e Bosnjës po votojnë për 9 janarin Ditë të Republikës

Serbët e Bosnjës po votojnë për 9 janarin Ditë të Republikës

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Rreth 1.900 vendvotime, në të cilat qytetarët serbë tashmë do të përgjigjen në pyetjen e referendumit “A jeni në favor që 9 janari të festohet si ‘Dita e Republikës?’” u hapën sot në orën 7:00.

Qytetarët e Republika Srpskës, për herë të parë që nga përfundimi i luftës po i drejtohen një referendumi.

Rreth orë 9:30 qendrës së votimit i është drejtuar edhe presidenti i Republika Srbska, Milorad Dodik dhe Mlladen Ivaniq anëtari serb i presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, shkruan Blic, përcjell Koha.net.

Ky i fundi ka thënë se “për të gjithë ata që kundërshtojnë, 9 janari do të mbetet ditë e shënuar për RS. Nuk shoh arsye pse serbët në Bosnjë mund të vuajnë pasoja për këtë. Nëse dikush mendon se do të ketë një referendum të dytë për pavarësi, ju them se nuk do të ketë”.

Ndërkohë në qytetin e Kula pranë Gacko, raportohet se një grup qytetarësh kanë provuar që ta bllokojnë referundimin, njoftojnë mediat serbe.

Edhe në distriktin e Brckos janë organizuar udhëtime me autobus për serbët që duan të marrin pjesë në referendum, drejt qendrave më të afërta të votimit.

Ministria e Punëve të Brendshme më herët ka raportuar se gjendja e sigurisë është e qetë dhe se janë marrë të gjitha masat e sigurisë sipas planit paraprak.

Të Fundit

Sport

ShowBiz