BallinaKulturëOrigjina ilire e emrit “Kosova”

Origjina ilire e emrit “Kosova”

Të ngjajshme

Ish-diplomati amerikan takohet me Vuçiqin në Beograd, flet për të “ardhme të ndritur SHBA-Serbi”

Ish-zyrtari i Deparamentit amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, ish-zyrtari...

Lladrovci: Mësim i vonuar, në politikë megjithatë ka vlerë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar lidhur me...

Elijona dhe Klodi kapen mat në Tiranë

Elijona dhe Klodi janë parë së bashku në rrugët...

Zyrtare: Bilbao bëhet me trajner të ri, e ulë në stol ish-in e Dortmundit!

Klubi spanjoll Athletic Club Bilbao ka zyrtarizuar emërimin e...

Nga të gjitha të dhënat rreth emrit “Kasova”-”Kosova”, është me interes ta paraqesim dhe qëndrimin e Enciklopedisë Britanike, që lidhet drejtpërsëdrejti me këtë çështje.

Sipas Enciklopedisë në fjalë, alternativa e shqiptimit të emrit “Kosova” frekuenton nga fillimi i shekullit XX, nga shqiptimi i mëhershëm “Cassova” ose “Cassoua”, emër i italianizuar (“Encyclopedia Britanica, Kossova”, volume 15, 1911, fq. 916)

Nga e gjithë kjo që paraqitëm, vlen të komentohen më tutje dhe disa qëndrime shtesë që lidhen me prejardhjen e emrit, shkruan historiani Enver Rexhaj në pjesën e tretë të serisë për historiografinë e emrit Kosovë, në Koha Ditore.

Kështu, nga literatura kuptojmë se interpretimin e parë të emrit “Kosova” e ka bërë akademiku kroat Josip Rogliç, i cili thotë: “E tërë terminologjia gjeomorfologjike dhe emrat gjeografikë të Gadishullit Ilirik janë të gjuhës ilire”, duke ardhur dhe në përfundim që, terminologjia e emrit gjeografik “Kosova”, i takon gjuhës ilire.

Po ashtu interpretimin gjeografik të emrit e shpjegon dhe M. Carrabregu, i cili thotë se termi “kas-a” përmban kuptimet e një kodre, mali apo shkëmbi. Variantet e shpeshta të emrit që ndërkohë paraqiten si, “Kasova”, “Kasava” dhe “Kosova” na japin “kas-a” dhe “va”, që të dy terma gjeografikë (“Deformimi në historiografi – falsifikimet historiografike të shekullit XIX – gjeografisë historike të Kosovës”, M. Carrabregu, New York, 1996, fq. 51-52).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz