back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaRegjionaleSkenderaj, Nura takoj sot përfaqësues të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë,...

Skenderaj, Nura takoj sot përfaqësues të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Parlamentit të Kosovës

Të ngjajshme

Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila

Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e arrestimit të...

Njoftimi më i madh i vitit nga Apple po ndodh sot, çfarë pritet

New York – Është ekuivalenti i Ditës së Super...

Modelja e famshme merr vendimin e papritur, heq dorë nga karriera

Kendall Jenner po planifikon të heqë dorë nga jeta...

Moti për ditën e sotme në RMV

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të...

Përfaqsues të Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, të shoqëruar nga përfaqsues të organizatës Demokracia Plus kanë qëndruar në Skenderaj, ku janë pritur nga Nënkryetari Nura, transmeton Drenica Press.

Temë e këtij takimi ishte implementimi i Ligjit për fuqizimin e rinisë dhe sfidat e institucioneve lokale në zbatimin e tij.

Nënkryetari Nura pasi u ka shprehur mirëseardhjen, i ka informuar mysafirët në lidhje me aktivitetet e Komunës së Skenderajt në zbatimin e Ligjit për fuqizim të rinisë. Ai e ka informuar poashtu Komisionin dhe organizatën mbështetëse Demokracia Plus me punën që po bënë Qendra Rinore Publike dhe organizatat rinore joqeveritare, si dhe për hapësirën dhe mështetjen e komunës për aktivitetet rinore. Z. Nura ka lavdëruar punën e Qendrës Rinore Publike në Skenderaj, duke përmendur edhe sfidat financiare që kanë komunat në përkrahje të rinisë në pëgjithësi.

Anëtari i Komisionit, deputeti Salih Morina e ka falenderuar z Nura për pritjen, si dhe ka theksuar se takimi i sotëm është i pari që po organizohet me qëllim të vlerësimit dhe marrjes së rekomandimeve nga komunat në lidhje me sfidat e zbatimit të Ligjit për fuqizimin e rinisë. Ai siguroi nikoqirin se shqetësimet në lidhje me aspektet ligjore dhe mangësitë do të adresohen në institucionet kompetente.

Ndërsa Driton Selmanaj, në emër të organizatës Demokracia Plus, si mbështetëse teknike e Komisionit, ka theksuar rëndësinë që ka përkrahja e institucioneve lokale dhe qendrore në ardesimin e nevojave të rinisë. Ai theksoi se pas takimeve që do të mbahen në të gjitha komunat dhe pas marrjes së rekomandimeve, do të hartohet një raport gjithpërfshirës për zbatimn e Ligjit për fuqizim të rinisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet lokale në këtë fushë.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport i Parlamentit të Kosovës ka zgjedhur Skenderajn si komuna e parë në të cilën po adresohen çështjet e zbatimit të Ligjit për fuqizim të rinisë dhe sfidat e zbatimit të tij.

Displaying Image-2.png

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz