Përplasja e fortë kokë më kokë e dy demave në një arenë, është kthyer në një moment fatal për dy kafshët.
Demat gjysmë ton, u lanë të lirë në arenë përpara turmave në Sanguesa të Navarras në veri të Spanjës.
Demat kanë ngordhur pas përplasjes së fortë, ndërsa njëri pësoi hemorragji menjëherë pas ngjarjes, siç edhe shihet në video.
Demat pësuan ngordhje të menjëhershme pas përplasjes së tyre.
Sanguesa është duke festuar festivalin e saj vjetor, gjatë së cilës zhvillohet gara e demave. Një kritik i kësaj tradite, tha se të paktën, kafshët u kursyen nga torturat e ngadalta.